Departamenti i Thesarit: SHBA vendos sanksione të reja lidhur me Iranin

by admin
Spread the love

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar sanksione të reja kundrejt Iranit.

Sanksionet synojnë katër kompani me bazë në Iran dhe Hong Kong për ofrimin e materialeve e teknologjisë për programet e raketave balistike përfshirë dronët iraianë.

Gjashtë zyrtarë nga Komanda Elektronike Kibernetike e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit janë sanksionuar gjithashtu për aktivitete kibernetike kundër infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

Sipas sanksioneve, të gjitha pronat që u përkasin subjekteve dhe individëve të caktuar që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose bien nën kontrollin e SHBA-së janë të bllokuara.

Individët ose kompanitë amerikane në përgjithësi janë të ndaluar nga transaksionet që përfshijnë pronën e atyre që janë sanksionuar.

Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një përgjigje ndaj një sulmi me dron në një bazë ushtarake në Jordani të dielën, i cili vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi të paktën 40 të tjerë. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar për sulmin militantët e mbështetur nga Irani.


Top Channel

You may also like