Dënohet me burg studenti në Moskë, shkak… emri që i kishte vënë “Wi-Fi”

by admin
Spread the love

Një student është dënuar me 10 ditë burg në Moskë pasi ka riemërtuar rrjetin e tij Wi-Fi me një slogan pro Kievit.

Studenti i Universitetit Shtetëror të Moskës e kishte titulluar rrjetin e Wi-Fi “Slava Ukraini!” që do të thotë “Lavdi Ukrainës!”.

Një gjykatë në Moskë e shpalli atë fajtor për shfaqjen e “simboleve të organizatave ekstremiste” të enjten.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, mijëra persona janë dënuar me burgim ose gjoba për kritikimin e pushtimit ose mbështetjen e Ukrainës.

Studenti u arrestua të mërkurën në mëngjes në Moskë, pasi një oficer policie kishte raportuar emrin e rrjetit tek autoritetet.

Sipas dokumenteve të gjykatës, oficerët inspektuan dhomën e tij brenda akomodimit të studentëve të universitetit dhe gjetën kompjuterin e tij personal dhe një ruter wi-fi.

Gjykata tha se ai kishte përdorur rrjetin për të “promovuar sloganin “Slava Ukraini!” për një numër të pakufizuar përdoruesish brenda rrezes Wi-Fi”.


Top Channel

You may also like