Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani – Shqip

by admin
Spread the love

Skiatori shqiptar u rendit i pari në garën e slalomit gjigant

Denni Xhepa u shpall kampion Ballkani në garën e slalomit gjigant e zhvilluar të enjten në Bullgari. Skiatori shqiptar pati një paraqitje duke lënë pas dy bullgarët, vëllezërit Kamen dhe Kalin Zlatkov, me mbi 2 sekonda diferencë. 19-vjeçari ishte më i shpejtë se rivalët në të dy provat.

“Zbritja e dytë shkoi shumë mirë. Ia dolëm mirë. Jam shumë i kënaqur”.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë 60 skiatorë. Denni Xhepa do të ketë të premten po në pistën e Branskos garën e slalomit ku pritet një tjetër rezultat.

Xhepa këtë vit mori pjesë edhe në Kampionatin Botëror për të rritur ku u rendit në vendin e 32 në garën e slalomit gjigant.

Tv Klan

You may also like