Denkov: Bullgaria për momentin nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Në fjalimin e tij nga Parlamenti Evropian, kryeministri bullgar Nikolaj Denkov komentoi marrëdhëniet e vendit të tij me Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar se Bullgaria është vendi i parë në botë që e njeh vendin tonë si shtet të pavarur evropian.

“Për fat të keq, me kalimin e viteve marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dhe nuk mendoj se Bullgaria është fajtore për këtë. Prandaj dua të them qartë se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që janë përcaktuar me vendimin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar”, përfundoi Denkov, duke theksuar se Maqedonia e Veriut duhet ta përmbushë marrëveshjen.

Ai shtoi se lidhur me këtë çështje nuk pranon asnjë kritikë ndaj vendit të tij.

Kjo deklaratë e Denkov vjen pasi disa eurodeputetë i kërkuan Sofjes që t’i hapë rrugën Shkupit për anëtarësim në BE, për vendosmërinë evropiane të të cilit nuk ka dyshime, sepse për t’i hapur dyert për negociata, ajo ka ndryshuar edhe emrin.

MARKETING



You may also like