Dënimi për doping, Juventusi do t’i ndërpresë kontratën francezët

by admin
Spread the love

“La Gazzetta Dello Sport” raporton këtë të premte se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogbanë, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit francez, i cili rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një takimi me Udinesen, në gusht.

Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori (kundëranaliza konfirmoi pozitivitetin) dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet.

Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet dhe çështja është ende objekt ankimimi në Gjykatën Sportive Italiane dhe CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në Zvicër).

Sapo të mësohet dënimi, skuadra torineze do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë tetë milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Që nga pezullimi i ish-lojtarit të Manchester United, Juventusi e ka paguar lojtarin minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj.

E përditshmja italiane zbulon gjithashtu se Juventusi ka identifikuar objektivin për të zëvendësuar Pogbanë: ai është holandezi Teun Koopmeiners, 25 vjeç, një nga lojtarët kyç të Atalantës, me një vlerë tregu rreth 40 milionë euro./ Super Sport


Top Channel

You may also like