Dëmtohet sulmuesi i Milanit, mungon një muaj, humbet ndeshjet e rëndësishme

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Ndalet Samuel Chukwueze. Sulmuesi nigerian u dëmtua gjatë impenjimit me kombëtaren e Nigerisë, çka shqetësoi jo pak klubin kuqezi. “Samuel Chukwueze tashmë është rikthyer në Milanello sepse, gjatë kohës që ishte me kombëtaren e tij, ai pësoi një dëmtim, gjë që e pengoi të merrte pjesë në ndeshjen kundër Mozambikut” – Shkruan Milani.

Koha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi shkon diku te një muaj. Prandaj Chukwueze nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjet e ardhshme vendimtare që e presin Milanin midis Serisë A dhe Champions League.

Lojtari humbet Juventus, dy ndeshjet me Paris Saint-Germain, Napoli, Udinese, dhe Lecce. Ka gjasa që   futbollisti të jetë i gatshëm vetëm pas takimeve të kombëtareve në nëntor.

You may also like