Në mars Edin Dzeko mbush 37 vjeç, por Interi është i bindur se mund të marrë ende kontribut të rëndësishëm nga boshnjaku. Për këtë arsye zikaltrit kanë nisur bisedimet e para për rinovimin e kontratës së sulmuesit deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Dzekos skadon në qershor 2023. Paraqitja e ish-sulmuesit të Romës nuk mund të mos vihet re nga tekniku Simone Inzaghi. Në të gjitha kompeticionet Dzeko regjistron për Interin 18 paraqitje, gjashtë gola dhe 3 asistime.
Mungesa e madhe e Romelu Lukakut i dha një sfidë të rëndësishme tek zikaltrit sulmuesit boshnjak që po e kalon me sukses. Një nga faktorët kryesorë që dërgoi Interin në 1/8 të Champions League ishte vetë 37-vjeçari. Kjo gjë e ka bërë ekipin të mendojnë për një rinovim të mundshëm. /oversport.tv