Demokratët i kthehen keq Bashës: Tradhtar, shite PD tek Rama, futu në garë me Berishën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasditen e djeshme, Lulzim Basha, nuk e kurseu mosmirënjohjen ndaj liderit historik, Berisha, duke shprehur se fitimi i Zgjedhjeve të vitit 2011-të kundër Ramës, ishte atribut i vendimit të tij, për të larguar Berishën nga fushata për Tiranën.

Intervista e tij në News 24, u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, e cila është pritur me një lum komentesh ofenduese e denigruese kundrejt tij.

Demokratët e cilësojnë Bashën si tradhtar, i cili ia ka shitur Opozitën Kryeministrit Rama dhe se nuk duhet të qëndrojë më në krye të PD-së.

Ata bëjnë thirrje që ai të hyjë në garë me liderin historik, Berisha dhe se demokratët të vendosin se kë duan në krye.

O lulush o lulosh more fund ti gjenerali do ta mar parti demokratike zoti Berisha ai e negjalli demokracin se esh burr Jo frikacak o si Ty o lulush po’ bej doreqe sa me par ti”, shkruan një komentues”, kështu shprehen demokratët ndaj Bashës.

You may also like