DEMOGRAFI – Popullsia japoneze parashikohet të tkurret me 30 për qind deri në vitin 2070

by admin
Spread the love

TOKIO, 27 prill /ATSH-AA/ – Popullsia e Japonisë parashikohet të tkurret me 30 për qind, gjegjësisht në 87 milionë në vitin 2070.

Instituti Kombëtar i Studimeve të Popullsisë dhe Sigurisë të Ministrisë së Shëndetësisë ka rinovuar parashikimin e tij të popullsisë për të ardhmen e vendit.

Sipas vlerësimit të ri, popullsia totale e Japonisë prej 126.1 milionë në vitin 2020 do të bie nën 100 milionë në vitin 2056. Ndërsa në vitin 2070 do të ulet në 87 milionë.

Shkalla e të huajve, përfshirë studentët dhe punëtorët, që qëndrojnë në vend për më shumë se 3 muaj, e cila ishte 2.2 për qind në vitin 2020 do të rritet në 10.8 për qind në vitin 2070.

Sipas vlerësimeve, numri vjetor i të sapolindurve, i cili u ul nën 800 mijë në vitin 2022, do të bie nën 700 mijë në vitin 2043 dhe nën 500 mijë në vitin 2070.

Popullsia e moshës 15-64 vjeç, e cila konsiderohet që e mban gjallë sistemin e sigurimeve shoqërore të Japonisë, u regjistrua si 75 milionë në vitin 2020.

Sipas vlerësimit të Institutit, ky segment prej 75 milionë banorësh në vitin 2020 do të ulet në 45.3 milionë në vitin 2070.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like