Demhasaj: Escobar dhe Lajçak mund t’i sjellin disa modele të Asociacionit, Qeveria mund ta përzgjedh njërin

by admin
Spread the love

Vizita dy ditore në Kosovë e dy emisarëve, atij të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po shihet si proces shtytës i dialogut Kosovë-Serbi nga drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, raporton Ekonomia Online.

Demhasaj tha se
Escobar dhe Lajçak do të kërkojnë nga Qeveria Kurti që të rikthehet në tryezën
e dialogut me pretendimin që sa më shpejt të arrihet marrëveshja ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë e cila do të përfundonte me njohje reciproke. Ai thotë se
në këtë takim do të diskutohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Me shumë gjasë
ata kanë për të kërkuar nga qeveria Kurti që të rikthehet në tryezën e dialogut
me pretendimin që sa më shpejt të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë e cila do të përfundonte me njohje reciproke. Këto takime me shumë
gjasë do të diskutohen edhe shumë çështje që lidhen me marrëveshjen se si do të
jetë kjo marrëveshja dhe me shumë gjasë do të jetë çështja e asociacionit të
komunave me shumicë serbe që do të diskutohet”, ka thënë ai.

Demhasaj ka thënë se të dërguarit e posaçëm mund të sjellin disa modele rreth asociacionit, e që më pastaj ato do të përzgjidhen nga Qeveria si model për ta shtyrë përpara.

“Zotëri Escobar ka bërë me dije se janë disa skenar që munden me qenë pjesë e marrëveshjes sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata mund të sjellin disa modele se si mund të jetë asociacioni që pastaj mbetet prej qeverisë se cilin model mund ta shtyjnë tutje. Me shumë gjasë në marrëveshjen finale ka me qenë temë edhe çështja e të pagjeturve. Escobar ka qenë shumë eksplicit në përgjigjet që ka dhënë që marrëveshja do të përfundojë me njohje reciproke dhe mendoj që kjo është çështje e padiskutueshme dhe Kosova nuk duhet të tolerojë dhe të pranojë diçka tjetër përpos kësaj. Se çka do të kërkohet nga Kosova me shumë gjasë  do të jetë krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe që mund të jetë një model ndryshe që parasheh marrëveshja e Brukselit”, tha Demhasaj.

You may also like