Delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kovaçevski vendosi lule në vendpushimet e përhershme të ish presidentëve Gligorov dhe Trajkovski

by admin
Spread the love

Me rastin e shënimit të 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së vendit, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm ka vendosur lule të freskëta në vendpushimet e përhershme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Në përbërje të delegacionit qeveritar që bëri homazhe për dy presidentët, të cilët do të mbahen mend për gjurmët e tyre mbresëlënëse në ndërtimin e shtetësisë sonë, ishin edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Krahas delegacionit qeveritar, lule vendosën edhe delegacione të kabineteve të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendit, pastaj Unionit të Luftëtarëve, kori diplomatik, si dhe përfaqësues të partive politike.

Shënimi i Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, vazhdon me një program të pasur kulturor-artistik në Parkun e Qytetit në Shkup, si dhe me manifestimin kulturor “Ditë e Hapur për Qytetarët”, në kuadër të të cilit mundësohet hyrja falas për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në tërë vendin.

You may also like