Del Piero rikthehet pas 10 vitesh në Allianz Stadium 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alessandro Del Piero është rikthyer në Allianz Stadium për herë të parë që nga viti 2012 për ndeshjen e që Juventusi e zhvilloi kundër Bolognas këtë mbrëmje.

Ish-reprezentuesi italian nuk është rikthyer në stadiumin e Torinos pas largimit të tij nga klubi në vitin 2012, kur mori duartrokitje të vazhdueshme nga tifozët.

Pavarësisht shërbimit të tij besnik ndaj Bianconerëve, ai u befasua që nuk mori një rinovim të kontratës atë vit dhe u largua në një mënyrë që nuk i përshtatej karrierës së tij të gjatë.

Del Piero e shikoi ndeshjen e Juventusit kundër Bolognas këtë mbrëmje nga tribunat e Allianz Stadium, duke u rikthyer për herë të parë pas një dekadë.

Ai u prit me ovacione kur doli në ballkonin e zonës VIP, ndërsa klubi kishte përgatitur edhe fanellën e re me numrin 10.

Teknikisht, Del Piero u kthye në stadium më 30 maj 2017, kur mori pjesë në një miqësore bamirësie, por Juventusi nuk u përfshi atë ditë dhe stadiumi thjesht ishte mikpritës i ndeshjes.

Del Piero bëri 705 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, duke shënuar 290 gola dhe duke dhënë 150 asistime.

You may also like