Deklaroi se ish-burri e ka tradhtuar, Arjola Demiri tregon si i ka raportet me fëmijët

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ka folur shpesh për jetën e saj private dhe për sakrificat e saj. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj. Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë.

I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet tek ai”, tha Arjola asokohe.

Pas gjithë këtyre deklaratave, aktorja ka zbuluar edhe marrëshënien që ka me ish-bashkëshortin, me të cilin ndan tre fëmijë. Një ndjekës kureshtar mori një përgjigje të hapur nga Arjola, e cila zbuloi se fëmijët e saj kanë raporte të mira me babain e tyre, por pa treguar raportin e saj me ish-partnerin.

You may also like