Deklarata e babait e bëri lëmsh, Higuain: Nuk tërhiqem nga futbolli

by admin
Spread the love

Gonzalo Higuain nuk e ka vendosur se kur do ta mbyllë me futbollin e luajtur. Një ditë më parë babai i sulmuesit shprehej për “TNT Sports” se në fund të sezonit do i jepte fund.

Gjithsesi “El Pipita”, i cili është pjesë e Inter Milani në MLS, ka hedhur poshtë gjithçka përmes një deklaratë të dhënë për “Corriere dello Sport”.

“Mendoj se babai im e ka keqkuptuar, nuk kam thënë kurrë se do të tërhiqem. Ai e ka keqkuptuar. Jam i fokusuar te ekipi dhe respektimi i kontratës.

Kur të vijë koha, pasi të jetë marrë vendimi, do ta komunikoj”, ka deklaruar sulmuesi, i cili në Serie A ka luajtur me klube si Napoli dhe Juventusi. / oversport.tv

Foto:  Inter Miami FC, Facebook

You may also like