Deklarata e analistes së It’s My Love pasi dhunohet konkurrentja, është thjesht alarmuese

by admin
Spread the love

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një nateje ankthi e frustrimi gjeneral për atë se sa pak po bëjmë si shoqëri për t’i dalë në ndihmë njëri-tjetrit në rast nevoje, pas publikimit të episodit më të ri të emisionit It’s My Love.

Ky emision në parim pretendohet se ka për qëllim të bashkojë njerëz dhe çifte, por së fundmi u promovua dhuna.

Në episodin e fundit, njëra prej konkurrenteve sulmon fizikisht, derisa godet shuplakë tjetrën pasi kjo i drejtohet me ‘mshele’.

“Raportet pa konflikte janë raporte pa emocione. Kur ne kemi emocione, atëherë ato edhe eskalojnë. Duhen dhe zhgënjehen, për atë mas zhgënjimit vjen edhe dhuna. Une e kuptoj Inën (agresoren) për reagimin e saj. Nuk e përkrahi por e kuptoj, sepse Ina sa e di unë për Albanën ka bë shumë, vetë e ka pru këtu, e ka njoftu me mu. E ka end me makinë, u kujdes çka ka me bo e gjëra të tjera. Ina nuk arsyetohet që i ka ra (e ka goditë në gjuhën e zonjës), qyshdo që të jetë janë emocionet që kulmojnë në momente të caktume. Por njerëzit kanë pritshmëri, gjithmonë këto reagime vijnë prej pritshmërisë së tepërt”, tha analistja Antigona.

 


You may also like