Degradon situata në Kuvend, Basha ngre zërin dhe shpërthen i revoltuar ndaj Ramës

by admin
Spread the love

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratiti Lulzim Basha për varfërinë e shqiptarëve ka kaluar në ofendime personale.

Pas përplasjes për shifrat, ku Basha pretendonte se varfëria në vendin tonë është në nivelin 40%, ndërsa Rama na nxirrte edhe më mirë se vendet e BE, ky i fundit, ironizoi deputeten e PD, Jorida Tabakun.

“Ja pra se unë po t’i tregoj shifrat. Nëse nuk i di ti, pyet atë që ke si balonë tabake,” tha Rama.

Kjo e acaroi kryedemokratin Lulzim Basha, i cili iu drejtua ashpër kryeparlamentares Nikolla, të cilën e akuzoi për “standarde të dyfishta”.

Kryedemokrati ngriti zërin edhe ndaj kryeministrit, ndërsa mori në mbrojtje deputeten Tabaku.

“Mos aplikoni standarde të dyfishta, zonja drejtuese e seancës, në këtë sallë. Është hera e dytë. Zonja që ti iu referove (i drejtohet Ramës) ishte doktoreshë shkencash, kur ti bridhje urave të Parisit. Është specializuar në universitetet më të mira. Kujdes kur matesh me ne. Jemi gjeneratë tjetër ne. Vijmë nga universitetet më të mira të Evropës, nuk vijmë nga llumi i Senës.

Mati mirë krahasimet. Kush e di se çfarë të duket vetja. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Matu mirë kur u drejtohesh zonjave dhe zotërinjve të PD. Ruaje për shtëpinë tënde fjalorin banal. Mbaje gojën. Je bosh. Je zoro. Je një hiç. Kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk po ndahet nga e kaluara”, tha Basha në Kuvend.

You may also like