Debutoi këtë sezon, talenti i Milan në “radarin” e Man.City dhe Dortmund

by admin
Spread the love

Francesco Camarda konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit italian, me sulmuesin që debutoi këtë sezon me Milan-in në Serie A (në nëntor 2023 kundër Fiorentina-s), ndërsa 15-vjeçari tashmë është kthyer në objektivin e disa prej skuadrave në Europë.

Konkretisht, Manchester City dhe Dortmund janë duke monitoruar sulmuesin, që me 10 Mars do të festojë 16-vjetorin e lindjes dhe më pas do të ketë mundësinë të firmosë edhe një kontratë profesionale.

Mediet italiane kanë bërë me dije se Camarda dhe Milan ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën dhe kjo ka bërë që City dhe Dortmund të ndjekin me interes të ardhmen e Camarda-s. /Supersport


Top Channel

You may also like