» Debat i ashpër mes Romeos dhe Albit: Mos u viktimizo, shumë të tjerë mendojnë si unë/ Arbri drejtuar koreografit: Mu duke frikacak

by admin
Spread the love

Spektaklin e kaluar Albi bëri një deklaratë, e cila nuk u prit aspak mirë nga Romeo.

Gjatë prime-t të sotëm u diskutuan për sqarimet që ndodhën gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse nisi thjesht si sqarim, Albi dhe Romeo kanë degraduar në debate të ashpra.

“Unë i qëndroj deklaratës sime. Po viktimizohesh (i drejtohet Romeos). Jam shumë i sigurt që pjesa më e madhe në këtë shtëpi mendojnë si unë”, u shpreh Albi Nako.

Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari e konsideroi sqarimin që Albi i bëri Romeos gjatë javës si tërheqje nga deklarata “nuk ke këllqe, po përdor vajzat”.

”Me thënë të drejtën mua mu duke si frikacak. Kur bëre atë sqarim këtë mendova”, tha ai.

”Këtë që the Arbër do ta shohim në ditët në vijim”, iu kundërpërgjigj Albi.

Debati i plotë mes Romeos dhe Albit, të përfshirë edhe banorë të tjerë:

Albi: Unë sqarova Romeon për termin “këllqe”. Nuk ke kurajo, guxim.

Romeo: Ti je djalë i zgjuar.

Meritoni: Dole në pah që ky s’paska guxim unë nuk e kam kuptuar këtë fjalë se nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Romeo: Unë nuk kuptoj diçka te Albi që presin mos të ofendohesh dhe të jesh i lumtur kur dëgjon ofendime. Mua më vrau gjithë situata me Albin, sepse ka qenë afër me mua. Konsultohej me mua. Pas gjithë kësaj kohë dhe vjen e më thotë mua s’ke këllqe. Nuk e kuptoj ku është viktimizimi im këtu. Unë duhet ta duartrokas veprimin e Albit. Më tha “urime finalist”.

Albi: Çfarë the ti për frazën e fundit?

Romeo: Si është kaq i qetë?

Albi: Shumë i keq jam për këtë arsye. Atë dua unë, që ti të dalësh nga zgualli. Çfarë të kam thënë unë një ditë përpara “prime”-t. Tani dil në lojë.

Romeo: Çfarë të të kuptoj ty unë? Unë me ty kam frikë të bëj një muhabet.

Albi: Mos u viktimizo.

Romeo: Është ofendim pa këllqe.

Albi: S’ke kurajë.

Romeo: Ti kurajë e thua tani.

Romeo: Jam prekur për sjelljen e Albit, nga të gjitha.

Albi: Siç u preke nga unë, do prekesh nga të gjithë. Do ta tregojë koha. Mbaje mend.

Romeo: E mendoj vetë unë. Ja kam thënë dhe Meritonit.

Albi: Romeo nga ai moment ka dalë nga zhgualli.

Romeo: Pse duhet të më ofendosh ti mua?

Albi: Këllqe? U ofendove?

Roza: Në “prime”-n e kaluar i kisha të përmbledhura që Romeo viktimizohet. Albit iu kërkua një opinion dhe e dha, e Romeo tha pse nuk më merr e ma thua veçmas.

Romeo: Përgjigju Ledionit.

Roza: Ti përdor shoqërinë për çdo gjë.

Romeo: Graciano nuk ka shokë.

Graciano: O pëllumb i paqes.

Dea: Kjo është një bisedë që e kam bërë me Romeon. Nuk mendoj se ai bën rolin e viktimës, ai mendon se është viktimë. Unë pres që ti ta argumentosh se përse Albi është gabim, pse është gabim Roza, pse është gabim Graciano.

Romeo: Mos më doni kaq shumë,

Dea: Unë dua të dëgjoj një debat konstruktiv.

Juli: Sa për të sqaruar mendimin tim në këtë çështje. Albi ka të drejtën për çdo mendim. Unë nuk mendoj se Romeo është njeri pa këllqe. Ajo që më bën përshtypje në këtë debat, është që pas asaj që ndodhi, ky debat stopoi. Edhe nga ana e Romeos, edhe nga ana e Albit, stopoi dhe nuk vazhdoi. Për mendimin tim, nëse nuk vazhdojnë pak vetë… Kam folur me Albin dhe i kam thënë që nëse nuk e vazhdon, përse e bëre. Më duket si thikë me dy presa. Edhe nga ana e Romeos, se përse nuk kërkon llogari.

Ledion Liço: Të dëgjojmë pak komentin e Arbrit sepse të martën pas asaj batute ai ju drejtua Albit duke thënë ‘mirëseerdhe në Big Brother’. Batutë që signifikonte zgjimin e Albit nga gjumi.

Arbër Hajdari: Pikërisht, dhe i thash mirëseerdhe sepse vendosi të ndante një mendim të vetin. Por më pas, mënyra se si Albi i shkoi mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë, unë ndër rreshta lexova apo më saktë, mu duk si frikacak. U tërhoq dhe akuzën që i hodhi Romeos, në këtë rast doli se ishte vetë. Atë pa këllqe, unë e kuptoj mirë. Dhe si mashkull, nëse ma thua unë prekem. S’ka nevojë për shpjegim. ‘Ta bëjmë kështu apo ta bëjmë ashtu’, është sikur ti e bëre dhe po doje që ti kërkoje paqe.

Romeo: Unë nuk e kuptoj se çfarë debati të vazhdojë me këtë mor vëlla, sepse është absurde ajo që ka thënë. Çfarë sqarimi mo? Çfarë sqarimi?

Albi: Faleminderit shumë Arbër për etiketimin frikacak. Këtë gjë do ta shohim në vazhdim.

Arbër Hajdari: Edhe mua do të ma tregojë koha.

Albi: Të gjithëve do të na i tregojë koha.

/Top Channel

360grade.al

You may also like