D’Aversa kërcënon Milanin: Jemi të nervozuar, duam pikë

by admin
Spread the love

Lecce ka hedhur pas krahëve humbjen në shtesë ndaj Romës, kur pësoi 2 gola dhe pa t’i sfumohej avantazhi fillestar 1-0.

Trajneri Roberto D’Aversa deklaroi se skuadra është e nervozuar për atë që ndodhi në “Olimpico” dhe është gati të kthejë faqe të shtunën përballë Milanit në “Via Dell Mare”.

“Përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i zoti, pro duam të zbresim në fushë me nervozizmin që pësuam pas asaj humbjeje në ‘Olimpico’. E kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe jam i bindur që nëse zbresim në fushë me grintën e duhur, do të mund të surprizojmë kuqezinjtë”, deklaroi D’Aversa.

Trajneri i Lecces ka zbuluar edhe listën e të grumbulluarve për sfidën e të shtunës në orën 15:00 ndaj Milanit, teksa bie në sy prania e dy mesfushorëve shqiptarë, Ylber Ramadani i cili është shndërruar në titullar të padiskutueshëm dhe Medon Berisha, i cili pret ende mundësinë e tij për të treguar veten në fushë. /Supersport


Top Channel

You may also like