Dasmën do e bëjmë në Shqipëri

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e saj dashurore dhe propozimi për martesë që partneri i saj, një avokat i njohur në Shqipëri i ka bërë asaj.

Ndërsa ishte duke folur në emisionin “E Diell”, Nevina tha propozimi për martesë ishte shumë emocionues dhe i organizuar ashtu siç ajo e donte, ndërsa shtoi se nuk do të ketë një dasmë të madhe, por e sigurt është që do të jetë në Shqipëri.

“Kam patur një propozim për martesë të cilit i kam thënë po. Unë nuk e di nëse do bëj asnjë dasmë apo jo. Unë isha shumë e përfshirë në emocione ditën e propozimit dhe unë e kujtoj mirë. Ishte shumë e bukur.

Nuk kam qarë në atë moment por isha shumë e prekur. Kanë qenë fjalë zemre ato që më ka thënë. Më kanë prekur shumë. Është kujdesur që të ishte ashtu siç unë e doja. Nuk mendoj se do bëj nje dasmë gjigande. Do jem në rrethin tim shoqëror. Dasma do jetë në Shqipëri.”- tha Nevina.

You may also like