“Dashuria e vjetër”, Chelsea alarmohet nga shitja e mundshme e Koundes

by admin
Spread the love

Klubi anglez, Chelsea thuhet se është i alarmuar nga shitja e mundshme e Jules Kounde nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti spanjoll është gati të shesë një ose dy nga yjet e ekipit të tyre të parë këtë verë shkaku i problemeve financiare.

Barcelona thuhet se do të dëgjojë ofertat për mbrojtësin Jules Kounde nga ekipet jashtë Spanjës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, francezi mund të jetë në dalje për shkak të situatës financiare të klubit.

Kounde nuk ka shijuar më të mirën e sezoneve, ndërsa duhet të konkurrojë me Ronald Araujo, Inigo Martinez , Pau Cubarsi dhe Andreas Christensen për një vend në qendër të mbrojtjes.

Ndërkohë që ai njihet për shkathtësinë e tij, Barça preferon ta përdorë në krahun e djathtë, ndërsa ai dëshiron të luajë në qendër.

Kounde po lidhet me klube si Chelsea, i cili tentoi ta nënshkruante atë dy vjet më parë kur ai u transferua te Barcelona. 

You may also like