Dashtevski: Arsovska kryeson kundër Shilegovit me 7.800 vota

by admin
Spread the love

Sipas të dhënave të cilat i kumtoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në rrethin e dytë të zgjedhjve lokale në qytetin e Shkupit shkojnë kryetari aktual dhe kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov me 77.852 vota dhe kandidatja e pavaruar Danella Arsovska e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja me 85.657 vota.

Ndërkaq, sa i takon votave për këshillin e qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE ka më së shumti vota 78.538, me të cilat aktualisht do të fitonin 17 këshilltarë.

“LSDM fitoi 52.431 vota, pra 12 këshilltarë. BDI ka 26.338 vota dhe 4 këshilltarë, PLD/RDM 8.152 vota dhe 2 këshilltarë, ASH-AAA 11.447 vota dhe dy këshilltarë”, njoftoi Dashtevski. /SHENJA/

You may also like