DANIMARKË – Ndërtesa historike e bursës përfshihet nga flakët

by admin
Spread the love



KOPENHAGË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Bursa historike në kryeqytetin danez Kopenhagë është përfshirë nga flakët.

”Maja e kullës së ndërtesës u shemb ndërsa disa rrugë dhe zona përreth ndërtesës u izoluan prej autoriteteve”, theksoi policia e qytetit.

Nga ndërtesa shihej tym i dendur dhe flakë të forta.

Policia e Kopenhagës ka thënë se zona do të qëndrojë e rrethuar për disa kohë.

Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.

Ndërtesa u përfundua në 1625 dhe është një nga më të vjetrat në Kopenhagë.

Objekti është aktualisht në rinovim dhe është i mbuluar me skela.

Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin xix dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMe konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve


You may also like