Dani Alves u lirua nga burgu, zbulohet personi që pagoi garancinë prej 1 mln eurosh

by admin
Spread the love

Sot mediat spanjolle dhanë lajmin se ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves i dënuar për abuzim seksual, është liruar me kusht nga burgu pasi do të paguajë garancinë prej 1 milionë eurosh.

Mësohet se personi që ka pranuar të paguajë shumën e majme, është babai i futbollistit të Brazilit Neymar Jr.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dënua me 4 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual.
Ester Garcia, avokatja e viktimës, është mjaft e acaruar për këtë vendim dhe ka deklaruar se do ta apelojë atë.

“Jam vërtet e pakënaqur me këtë vendim. Ne do të bëjmë ankesë sepse besojmë se nuk është në përputhje me ligjin. Drejtësia po bëhet për të pasurit. Është skandaloze që lirojnë dikë sepse mund të marrin 1 milion euro në një kohë të shkurtër”- u shpreh avokatja e Alves.


Top Channel

You may also like