Dallim në vlerë mes Kosovës dhe Greqisë

by admin
Spread the love

Kosova e mbyllë fushatën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” sonte në ndeshjen ndaj Greqisë.

Dardanët në këtë ndeshje synojnë t’i japin fund serisë prej katër humbjeve radhazi, në mënyrë që edicionin e ri të Ligës së Kombeve ta presë me moral sa më të lartë.

Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sipas Transfermarkt, Greqia vlerësohet me 100.6 milionë euro, kurse “Dardanët” vlerësohen me 66.1 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Greqisë është Tzolis me 12 milionë euro, kurse më i vlefshmi te Kosova është Amir Rrahmani me 16 milionë

You may also like