Dalje më e madhe e shqiptarëve në fshatrat e Zveçanit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në fshatin Banjskë të Zveçanit ku është vendosur njëri nga kontejnerët për të votuar qytetarët e kësaj ane – këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar as edhe një person i vetëm nga mbi 170 persona sa kanë pasur të drejtë vote.

Jo më mirë ka pasur dalje edhe në qendrat e tjera të votimit, pesë gjithsej në komunën e Zveçanit. Në qendër nga 5218 votues, vetëm pesë prej tyre e kanë shfrytëzuar votën, katër prej tyre kanë qenë serbë dhe një shqiptar, i cili ka votuar me kusht.

Ajo që ja vlen të përmendet është se në Zveçan është parë kundërshti të madhe të serbëve për të votuar, sidomos kur kanë parë ekipeve të medieve.

Ndërkaq dalje më të madhe ka pasur në qendrat e votimit, në fshatrat ku shumica e banorëve janë shqiptarë, nga 196 votues në Lipë të Zveçanit mbi 80 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Prapë është numër i vogël në krahasim me zgjedhjet që janë mbajtur në herët e kaluara. 111 qytetarë e kanë shfrytëzuar në Zhazhë, të gjithë prej tyre kanë qenë shqiptarë.

Asnjë incident nuk është shënuar, përderisa ka pasur monitorim të vazhdueshëm nga forcat e rendit. /Klankosova.tv.

You may also like