Dalin fotot e para zyrtare nga dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz! Të gjithë sytë te fustani i nuses

by admin
Spread the love

 

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan më 9 prill dhe gjithë bota i kishte sytë tek ta për të parë të parat detaje nga dasma më e diskutuar e vitit. “Vogue” pati ekskluzivitetin e fotove të dasmës të cilat më në fund u publikuan. Çifti dhe familjarët e tyre janë në qendër të shkrepjeve fillestare, ndërkohë që fotot e para që qarkulluan online ishin kapur vjedhurazi nga paparacët, por çifti nuk dukej qartë.
Në momentin e parë që u publikuan fotot e Nicola-s si nuse, të gjithë sytë ishin tek fustani i nusërisë që kishte gjithë thjeshtësinë dhe sharmin që duhet të ketë një nuse.
Fustani i saj u realizua nga dizajneri i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli. Leslie Fremar, një nga emrat më të njohur të modës mes personazheve publikë e përshkroi gjithë procesin e krijimit të fustanit të ëndrrave të Nicola-s si përvojën më të mirë të modës, duke kujtuar këtu udhëtimet në Romë, skicat, zgjedhjen e copës, dantellat, etj.
“Thjeshtësia e fustanit ishte madhështore. Nuk na duhej të përdornim shumë detaje, kështu që përfunduam duke eleminuar qëndisjet,” tha ajo për British Vogue. Në vend të qëndisjes, ata shtuan doreza me dantellë të punuar me dorë dhe një vello të gjatë.
Flokët dhe grimi i Nicola-s u frymëzuan nga vitet ’90, konkretisht nga Claudia Schiffer dhe Brigitte Bardot. Flokët janë pothuajse të pastiluar, qëndrojnë të kapur lehtë dhe me balluke. Ndërsa dhëndri veshi një kostum të zi të krijuar nga dizajneri Kim Jones i Dior./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like