Daçiq: Asociacioni, kusht për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova është duke iu shmangur qëllimshëm marrëveshjeve të arritura.

Ai ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht që Beogradi ta zbatojë pjesën e vet.

“Ky është kushti për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit”, është shprehur Daçiq, njofton KlanKosova.tv.

“Asociacioni është obligim kombëtar i Prishtinës. Beogradi e ka mbështetur procesin e Brukselit”

Tutje në fjalën e tij, kryediplomati serb ka hapur temën e serbëve të zhvendosur ku ka shtuar se nga lufta janë mbi 200 mijë të tillë.

You may also like