‘Çunat muskulozë më frikësojnë, më duket sikur të shtypin’, habit Beniada: Ai që kam në krahë është…

by admin
Spread the love

Beniada Nishani është një nga personazhet më karizmatikë e vajzat më të qeshura në botën rozë shqiptare. Modelja që ka fituar tashmë zemrën e publikut shqiptar, që me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP, vihet shpesh në qendër të portaleve. Kryesisht së fundmi, ajo përflitet se është në një marrëdhënie, që duket se e konfirmoi edhe vetë sot.

Ish-banorja e Big Brother VIP ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, ku zbuloi shumë gjëra, teksa në një lojë interesante me moderatorët e programit, se cili nga tre djemtë e njohur shqiptarë mes Eros Grezdës, Capital T dhe Atdhe Xheravinës i pëlqente, ajo zgjodhi partnerin e saj, për të cilin nuk zbuloi shumë.

“Kush të duket më tërheqës nga këta të tre, Eros Grezda, Capital T apo Atdhe Xheravina?”, ishte pyetja për Beniadën, teksa modelja në përgjigjen e saj që shkaktoi edhe shumë të qeshura në studio u shpreh se i pëlqen më shumë ai që ka në krah. “Eros nuk është në shijet e mia, pasi është pak delikat dhe ‘femëror’, hunda e vogël, buzët e trasha.

Pastaj, shumë muskuloz dhe çunat muskulozë na frikësojnë pak, sikur të shtypin. Simpatik, por nuk është në stilin tim. As Atdheu nuk është në shijet e mia, duket shumë si ujk, shumë ‘agresiv’. Capital T e njoh, e kam parë dhe mendoj se është shumë i bukur, shumë simpatik, nuk e kam parë live. Por është më i butë, më tërheqës. Kush më pëlqen mua? Ai që kam përkrah. Është shumë ‘cute’” – tha Beniada Nishani mes të qeshurash në studion e “Wake Up” në Top Channel.

The post ‘Çunat muskulozë më frikësojnë, më duket sikur të shtypin’, habit Beniada: Ai që kam në krahë është… appeared first on Telemedia.

You may also like