Covid, Kosova vend me rrezik të lartë/ Autoritetet Shëndetësore Amerikane: Mos udhëtoni edhe në Meksikë, Brazil e Singapor

by admin
Spread the love

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilloi të hënën qytetarët që të mos udhëtoni në disa vende të caktuara, duke përfshirë edhe Kosovën.

Vendet e tjera janë edhe Meksikë, Brazil, Singapor, Ekuador,Filipine dhe Paraguaji. CDC tani rendit gati 130 vende dhe territore me raste të COVID-19 si “Niveli i katërt’.

Alarmi i Nivelit 4, klasifikimi më i lartë i CDC për rrezikun e COVID, vjen me rekomandimin për të shmangur udhëtimet dhe, kur kjo nuk është e mundur, duhet të vaksinohesh plotësisht kundër virusit.

CDC po paralajmëron gjithashtu për shkak të niveleve “shumë të larta” të rasteve të COVID-19 në këto vende ku edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht “jenë ende në rrezik për marrjen dhe përhapjen e COVID-19”.

Ndërkohë bota është në alarm edhe për shkak të varianti të ri të covid, i ngjashëm me Omicronin, i njohur si BA.2. Në ditët e fundit, sipas OBSH-së, disa vende kanë raportuar rritje të numrit me nënvariantin e njohur si BA.2.


Top Channel

You may also like