COVID-19 – Nju Jorku heq maskat në ambientet e mbyllura

by admin
Spread the love

NJU JORK, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Afati i urdhërit për mbajtjen e maskave në Nju Jork do të përfundojë të enjten, dy muaj pas njoftimit të tij, deklaroi sot guvernatorja Kathy Hochul, por ky rregull do të mbetet në fuqi në shkolla deri në fillim të muajit mars.

Hochul, e cila i ka shtyrë prindërit të përmirësojnë normat e vaksinimit në fëmijëri, tha se do të bënte një vlerësim mbi afatin e mbajtjes së maskave ne shkolla në javën e parë të marsit.

Guvernatorja tha se qasja ndaj maskave në shkolla duhet të ishte e menduar mire dhe jo “reaktive”.

Më shumë se 60% e njujorkezëve të moshës 5 deri në 11 vjeç nuk janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave shtetërore.

Hochul përshëndeti normat në rënie të rasteve me Covid-19 në të gjithë shtetin, duke thënë se “trendet janë shumë pozitive”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like