Covid-19 në Shqipëri/ 6 viktima, rritet numri i rasteve të reja

by admin
Spread the love

Është rritur numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4384 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 475 qytetarë.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor kanë humbur jetën 6 persona nga COVID. Viktimat janë shënuar një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç.

Rastet e reja janë konstatuar 239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.

Në të gjith vendin janë 5262 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,883 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 366
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4384

Testime totale 1,467,515
Raste pozitive 208,352
Raste të shëruara 199,883
Raste Aktive 5,262
Humbje jete 3,207

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2438
Fier 617
Durrës 434
Shkodër 355
Elbasan 323
Vlorë 282
Berat 256
Gjirokastër 163
Lezhë 141
Korçë 90
Kukës 84
Dibër 79

You may also like