COVID-19 – Kina do të rihapë kufijtë e saj, por nuk pritet asnjë valë udhëtarësh

by admin
Spread the love

PEKIN, 7 janar /ATSH-DPA/ – Kina do të hapet sërish ndaj vendeve të huaja të dielën, njoftuan autoritetet, pasi Pekini i dha fund politikës së tij të rreptë zero-Covid që kishte nënkuptuar mbylljen virtuale të kufijve të saj.

Megjithatë, ka të ngjarë të duhen muaj që udhëtimi të kthehet në normalitet pas gati tre vitesh mbyllje kufitare.

Së pari, numri i ulët i fluturimeve ndërkombëtare nga Kina do të kufizojë numrin e udhëtarëve.

Nga frika se variante të reja të virusit mund të dalin nga shpërthimi aktual i rasteve të Covid-19 në vendin më të populluar në botë, vendet e BE-së përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Suedinë tani po u kërkojnë udhëtarëve që të paraqesin një test Covid-19 negativ përpara nisjes, i cili duhet të jetë jo më shumë se 48 orë.

Të premten, kabineti gjerman ra dakord të prezantojë të njëjtat kërkesa testimi, të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën. Gjermania e kishte njoftuar masën të enjten. Autoritetet po planifikojnë gjithashtu të testojnë rastësisht pasagjerët pasi të zbarkojnë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRaporti i KE: Shqipëria, progres në 32 nga 33 kapituj

You may also like