COP28 – Guterres: Vetëm liderët botërorë mund ta kurojnë sëmundjen e ndryshimeve klimatike

by admin
Spread the love

DUBAI, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive që të marrin një qëndrim të fortë dhe të bashkuar kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa konferenca COP28 hyri në ditën e dytë të saj.

”Akulli polar dhe akullnajat po zhduken para syve tanë, duke shkaktuar kërdi në mbarë botën, nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet te rritja e deteve”, u tha Guterres delegacioneve që ndoqën ngjarjen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Por, kjo është vetëm një simptomë e sëmundjes që e gjunjëzon klimën tonë, …  një sëmundje që vetëm ju, udhëheqësit globalë, mund ta kuroni”, shtoi Guterres duke përmendur vizitat e tij të fundit në shkrirjen e akullnajave në Antarktidë dhe Nepal.

“Shenjat jetike të Tokës po dështojnë.  Ngrohja globale po shkatërron buxhetet, po rrit çmimet e ushqimeve, po prish tregjet e energjisë dhe po nxit një krizë të kostos së jetesës”, shtoi ai.

”Megjithatë, nuk është tepër vonë për të vepruar dhe samiti i ndryshimeve klimatike COP 28 duhet të jetë një pikë kthese”, apeloi Guterres, duke theksuar se ”ekonomitë dhe kompanitë në mbarë botën duhet të kalojnë drejt energjisë së rinovueshme”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like