COP28 – Erdogan kërkon shpërndarje të barabartë të burimeve financiare për mbrojtjen e klimës

by admin
Spread the love

DUBAI, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka bërë thirrje për një shpërndarje të barabartë të burimeve financiare dhe teknologjike për të ndihmuar në përpjekjet për mbrojtjen e klimës.

“Turqia synon të arrijë objektivin e emetimeve neto zero deri në vitin 2053 dhe të rrisë shkallën e riciklimit të mbetjeve në 60% deri në vitin 2035”, tha sot Erdogan në konferencën COP28 në Dubai.

“Përpjekje të tilla kërkojnë kontribut të konsiderueshëm financiar”, tha ai.

“Është thelbësore që ne të kemi akses më të barabartë në burimet e financimit të klimës dhe mundësitë për transferimin e teknologjisë”, shtoi Erdogan.

“Turqia veçmas synon të rrisë pjesën e energjisë së rinovueshme në 69% deri në vitin 2053”, tha Erdogan.

Udhëheqësi turk përmendi gjithashtu çështjen e rifillimit të luftimeve në Rripin e Gazës të rrethuar.

“Ndërsa diskutojmë krizën klimatike, ne nuk mund ta injorojmë krizën humanitare që po shpaloset në territoret palestineze pranë nesh”, tha ai.

Erdogan tha se sulmet izraelite në Gaza përbëjnë një “krim lufte” dhe një “krim kundër njerëzimit”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like