Conte: Tottenham është përforcuar, por nuk jemi akoma për titull

by admin
Spread the love

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka folur për mediat në prag të sezonit të ri të Premier League. Objektivi i teknikut është fitimi i titullit me “gjelat” e Londrës, por italiani pranon se ka shumë konkurrencë.

“Nuk duhet të jemi mendjemëdhenj, por kemi një skuadër të mirë të cilës i janë shtuar lojtarë me cilësi. Nevojiten edhe hapa të tjerë për të synuar titullin, sepse 4 skuadra e nisin gjithmonë sezoni para gjithë të tjerave”.

Për Conten Liverpool, City, United dhe Chelsea janë skuadrat favorite për të fituar kampionatin anglez, por periudha përgatitore e sezonit ka qenë premtuese për Tottenham.

“Kemi punuar shumë si nga ana taktike edhe nga ajo fizike. Nuk duhet të tregohemi arrogantë dhe të mendojmë që në 7 muaj kemi ngushtuar diferencën që ekziston prej shumë kohësh. Klopp punon prej 7 vitesh te Liverpool dhe mbështet nga klubi, pastaj është Guardiola, Chelsea”, ka thënë trajneri i Tottenham. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like