Conte, gati për një rikthim të bujshëm: Gjithmonë mund të ëndërrosh në një martesë të dytë

by admin
Spread the love

Antonio Conte kurrë nuk u distancua plotësisht nga Juventusi dhe, pavarësisht lamtumirës së stuhishme në verën e vitit 2014, trajneri hap dyert për një rikthim të bujshëm në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

“Martesat bëhen gjithmonë në dy, gjithmonë mund të ëndërrosh dhe të shpresosh në një martesë tjetër”, deklaroi Conte gjatë një takimi me studentët e UniSalentos, ku mori çmimin “Sport, Soft, Skill”

“E rëndësishme është që ka shkëmbime mendimesh. Për momentin unë po shijoj kohën e lirë që kam, vazhdoj të studioj dhe të shikoj përreth për të zgjeruar njohuritë e mia.”

Conte është jashtë fushës që nga marsi, kur erdhi ndërprerja e kontratës me Tottenhamin: “Nëse ndodh diçka e rëndësishme, e cila më jep emocionet që kam nevojë, sigurisht që do të kthehem në punë”.

Trajneri nga Salento foli edhe për të kaluarën e tij si futbollist: “Isha futbollist i mirë, i vë vetes notën 8. U bëra falë punës, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë, dëshirës për t’u përmirësuar gjithmonë. Isha mirë, por jo një kampion, sepse performanca ime bazohej në vrapim, sakrificë, djersë. Megjithatë, si trajner e njoh atë talent që nuk e kisha si futbollist.”/ Shqip


Top Channel

You may also like