Conte: Duhet të përmirësohemi, mentaliteti fitues nuk mund të blihet

by admin
Spread the love

Humbja e tretë në radhë për Antonio Conten me Tottenham dhe këtë herë ka ardhur në shtëpi kundër Wolves. Tekniku italian foli për mikrofonat pas ndeshjes ku u ndal kryesisht te mentaliteti i skuadrës.

“Problemi është se mentaliteti fitues nuk mund të blihet”, tha italiani. “Ne duhet ta transferojmë atë ditë pas ditë dhe as faktin se mund të transferohet dit pas dite nuk është diçka e sigurt, pasi disa lojtarë e kuptojnë më shpejtë procesin dhe disa të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë për ta kuptuar”.

“Mentaliteti fitues për mendimin tim është kur t’i futesh në fushë duke menduar ‘Tani jam i gatshëm të të vras ty, për të jetuar vetë’. Kjo është diferenca në çdo duel, top të dyshimtë, në çdo pjesë të fushës.

Kur ti tregon më shumë dëshirë se kundërshtari, kur e kupton se disfatat do të të dhembin ty shumë, jo pak… Nuk është e lehtë”.

Më pas ai u ndal te presioni që ka: “Besimi dhe presioni është pjesë e punës sonë, presioni për mua, presioni për lojtarët.

Mendoj se kjo lloj situate është pjesë e punës sonë. Nëse ju kujtohet, kur fola për përmirësimin e shumë aspekteve, jo vetëm sot pas dy humbjeve radhazi në shtëpi ju them një situatë tjetër.

Unë vazhdoj të them të njëjtat gjëra. Para nesh është një rrugë e gjatë, një rrugë e gjatë. E gjatë. Është e rëndësishme për ne është që të mos kemi frikë të përballemi me këtë rrugë”. /oversport.tv

You may also like