Conference League/ Vllaznia mirëpret kundërshtarin në “Loro Boriçi”, ja masat që do të merren nga policia për ditën e nesërme

by admin
Spread the love

Ditën e nesërme në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit midis Vllaznisë dhe Universitatea Craiova (Rumani).

Në lidhje me këtë ndeshje të vlefshme për UEFA Conference League, janë hartuar disa masa nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Në lidhje me këtë situatë do të kufizohet lëvizja e automjeteve dhe parkimi i tyre qarkullimin si më poshtë:

1. Pritjen dhe eskortimin e delegacionit të ekipit mik, Personaliteteve të Larta Shtetërore, përfaqësuesve të UEFA-s dhe gjyqtarëve të ndeshjes;

2.Pastrimin e perimetrit rreth stadiumit dhe moslejimin e parkimit të mjeteve duke filluar nga ora 19:00;

3.Kontrolle të rrepta të tifozerive për mjete të palejuara, mjete piroteknike, pije, parrulla të papërshtatshme etj;

4.Mbajtjen nën mbikqyrje të tifozëve problematikë, të atyre që konsumojnë lëndë narkotike ose atyre që mund të tregtojnë ose të disponojnë bileta të fallsifikuara;

5. Patrullime dhe mbajtje në mbikqyrje të akseve rrugore, rrugëkalimeve, shesheve në qytet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

6.Bashkëpunimin me SHPSF-në dhe institucione të tjera që kanë detyrime në këtë aktivitet, me qëllim eliminimin e çdo problematike të konstatuar;

7.Mbyllja e disa akseve rrugore të cilat nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët për lëvizjen me automjete, duke filluar nga ora 17:30.

Konkretisht segmentet rrugore që do të mbyllen janë:

a) Rruga “Muhamet Dibra” që lidh stadiumin “Loro Boriçi” me unazën perëndimore;

b)Një pjesë e bulevardit “Bujar Bishanaku”, konkretisht nga kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën “Dr. Abdulla Mehmeti” dhe Rrugën Brojej deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Evija Çelebiu” ose siç njihet ndryshe Kryqëzimi i Fishtave.


Top Channel

You may also like