Coman do një tjetër Champions, Kahn: Stadiumet mbushen për lojtarë si Kingsley

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kingsley Coman firmosi sot kontratën e re me Bayern Munchen.

Sulmuesi anësor do të jetë pjesë e rekordmenëve të futbollit gjerman deri në verën e vitit 2027, teksa ka pësuar një rritje të ndjeshme edhe rroga e tij.

25-vjeçari francez nuk e fshehu lumturinë pas firmës mbi kontratën e re. Deri tani ka fituar 17 trofe me skuadrën bavareze, por Coman kërkon të fitojë përsëri Champions League me ekipin nga Mynihu.

”Jam shumë i lumtur, sepse Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Na presin objektiva të mëdha për të arritur. Jam pjesë e Bayernit prej vitit 2015, mund të them që jemi një familje e madhe.

Gjithçka është perfektë. Kam përpara vitet më të mira si futbollist, më vjen mirë që do i kaloj ato këtu. Objektivi im më i madh është të fitoj sërish Champions League”, deklaroi Coman.

Sulmuesi i majtë fitoi për herë të parë turneun më të rëndësishëm për klube në vitin 2020, madje ishte ai që realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 që Bayerni arriti përballë PSG-së.


Top Channel

You may also like