Colella: Kemi shumë për të punuar, mund të shkonte ndeshja dhe 2-0

by admin
Spread the love

Pas fitores në minutën e fundit, tekniku i Partizanit, Giovanni Colella u përpoq të ulte euforinë e ekipit duke thënë menjëherë se ekipi ka shumë për të përmirësuar. Tekniku italian foli për “TI BO GOL” ku analizoi edhe ndeshjen.

“Kur fiton një ndeshje kështu, sigurisht që të shijon më shumë goli në minutën e fundit. Megjithatë, kemi shumë për të punuar. Unë kam pak kohë këtu dhe ka shumë gjëra për të bërë.

Sot nëse ndeshja e parë do të përfundonte 2-0 nuk do të kisha shumë për të thënë. Ata luajtën shumë më mirë se ne në pjesën e dytë, por kishim dhe shumë mundësi.”

NDESHJA- “Pjesën e parë ishim shumë larg njëri tjetrit. Nuk krijonim dot lojën që donim. Për disa arsye është më mirë të luajmë kështu, por në fund për disa arsye duhet të luajmë kështu. Megjithatë kemi edhe mundësi të tjera.” /oversport.tv

You may also like