Colella: Duhet kujdes nga euforia, Bylisi një skuadër e rrezikshme me shumë grintë

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bylisit në kampionat, sfidë që do të transmetohet live në Oversport, trajneri i Partizanit Giovanni Colella ka dhënë një intersvitë për mediat.

“Kemi patur pak ditë në dispozicion për të punuar. Por ajo që është më e rëndësishme është që skuadra ka përqendrimin e duhur dhe grintën që unë kërkoj. Mund të kishim edhe ndonjë pikë më pak, por nëse përqendrim është i duhur serish do të isha i kënaqur. Duke parë që kemi grumbulluar 6 pikë jam akoma edhe më i kënaqur. Euforia është vërtet një problem.

Nuk është një skuadër eksperte që të mund të menaxhojë situata të tilla të kampionatit, por do të mësoj. Përballemi me një skuadër të vështirë sidomos në ndeshjet që luan në shtëpi. I kam ndjekur dhe janë një ekipi i mirorganizuar, kanë shumë grintë. E rëndësishme është që ne ta përballojmë këtë ndeshje gjithmonë në të njëjtën mënyrë si kemi bërë deri tani. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të kemi përqëndrim maksimal.

Mendoj që do të kemi disa ndryshime në formacion, si rezultat i problemeve fizike. Gjithsesi nuk e di nëse do të kem gjithnjë një formacion fiks në çdo ndeshje. E kam theksuar edhe më përpara që ne prisnim vetmë një mbrojtës qendre, ai erdhi dhe mendoj që skuadra është e kompletuar dhe të vazhdojmë përpara. Jemi të kënaqur me organikën e skuadrës dhe tashmë pres që të gjithë lojtarët të japin gjithmonë 100% e tyre”, ka thënë trajneri i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like