Çokaj flet para derbit me Dinamo Zagrebin

by admin
Spread the love

Enis Çokaj, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka folur në prag të ndeshjes derbi që Lokomotiva Zagreb luan kundër Dinamo Zagreb të dielën prej orës 15:00.

Mesfushori nga Malësia e Madhe, i cili ka luajtur për 6 muaj në Abissnet Superiore si i huazuar te Laçi, mendon se “Lokos” e kanë një shans në këtë derbi të vështirë ndaj gjigantit kroat.

“Besoj se po të hyjmë në fushë të gjithë bashkë, si një grup i bashkuar, dhe luajmë si dimë, do të marrim tre pikët. Në ndeshjen e fundit në Maksimir kemi bërë një lojë të mirë dhe për pak e morëm një rezultat pozitiv.

Pres një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë. Të gjithë i dimë cilësitë e Dinamo Zagreb, por nëse bëjmë më të mirën dhe lojën tonë, atëherë e kemi një shans”, është shprehur Çokaj në prag të derbit.

You may also like