Çmimi Nobel në mjekësi shkon për shpikësit e vaksinës mRNA të Covid19

by admin
Spread the love

Çmimi Nobel i këtij viti në mjekësi i është dhënë shkencëtarëve Katalin Karikó dhe Drew Weissman për shpikjen e vaksinave mRNA, të cilat ndihmuan në përhapjen së Covid-19.

Karikó dhe Weissman botuan rezultatet e studimit të tyre për vaksinën që në vitin 2005, por mori pak vëmendje në atë kohë, tha komiteti i çmimit Nobel. Më vonë, gjetja e tyre ndihmoi njerëzimin gjatë pandemisë Covid.

Komiteti vlerësoi gjetjet novatore të shkencëtarëve të cilat “ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar”.

“Ata kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, shtoi komiteti në një deklaratë.

Rickard Sandberg, anëtar i komitetit të çmimit Nobel në mjekësi, tha se “vaksinat e mRNA së bashku me vaksinat e tjera Covid-19 kanë shpëtuar miliona jetë, kanë parandaluar Covid-19 të rëndë, kanë reduktuar barrën e përgjithshme të sëmundjes dhe kanë mundësuar që shoqëritë të hapen përsëri.”


Top Channel

You may also like