Çka u morën vesh Taravari dhe Kovaçevski gjatë takimit të sotëm? – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari sot pasdite, sipas disa mediumeve, patën takim në Qeveri. Tani për tani nuk ka hollësi zyrtare nga takimi.

Nga LSDM për MIA-n deklaruan se kur do të definohen gjërat, do ta informojnë opinionin.

Taravari për sot paralajmëroi takim me kryeministrin Kovaçevski në të cilin, siç tha, do t’i kumtojë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj nga radhët e kësaj partie.

Dje pas mbledhjes në trupin më të lartë të partisë, Taravari kumtoi se hyjnë në Qeveri dhe se është dakorduar që kuadro të reja të jenë në krye të ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Drejtësisë. Aleanca për shqiptarët duhet të marrë edhe një vend ministror, ndërkaq ky, sipas deklaratës së Taravarit, do të jetë ose Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me të cilën tani udhëheqë kuadër i “Alternativës”, ose vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Tani për tani, nuk ka konfirmim zyrtar se cili nga këto vende do t’i tkaojë Aleancës për shqiptarët. Kjo parti merr edhe dy vende zëvensësministrash.

Sipas kumtimeve të një pjese të madhe të mediumeve, në vendin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, i cili është kuadër i Alternativës, vjen Fatmir Mexhiti, ndërsa ministrin Nikolla Tupançevski do ta zëvendësojë Krenar Lloga.

Nga Alternativa, e cila gjithashtu është pjesë e Qeverisë, pasdite kumtuan se q[ëndrimin përfundimtar për pjesëmarrjen e ardhshme në Qeveri do ta sjellin të dielën në mbledhjen që do të mbahet në Tetovë.

“Kryesia më e ngushtë partiake e Alternativës është në mbledhje permanente. Me kujdes i shqyrtojmë të gjitha rrethanat të cilat i prishin parimet mbi të cilat duhej të shtrihej Koalicioni evropian. posaçërisht mënyra në të cilën dikush e nënvlerëson punën tonë para 12 muajve për shptim të shumicës në qeveri, zgjedhjen e Dimitar Kovaçevskit për kryeministër dhe sigurimin e filimit të negociatave me BE-në”, kumtoi Alternativa në Fejsbuk.

Tani për tani është e paqartë edhe kur do të caktohet mbledhja kuvendore në të cilën do të diskutohet për rikonstruim të Qeverisë. kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se mbledhja mund të caktohet edhe të hënën nëse kryeministri Kovaçevski e parashtron propozimin në Kuvend.

TI RAPORTON!

You may also like