​City mëson kundërshtarin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube

by admin
Spread the love

Kampioni evropian dhe anglez, Manchester City ka mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Skuadra japoneze, Urawa Reds ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube.

Urawa Reds e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën meksikane, Club Leon.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Alex Schalk në minutën e 78’.

Tani, në gjysmëfinale skuadra e Urawa Reds do të ketë një kundërshtar tejet të vështirë, Manchester Cityn.

Ndeshja mes Urawa Reds dhe Manchester Cityt do të zhvillohet më 19 dhjetor në stadiumin “King Abdullah Sports City” të Jeddahs, me fillimn nga ora 19:00.

You may also like