Cinizëm dhe gola “dinakë”, Laçi rikthehet “UJK” i vjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Që ky është një kampionat çudirash e kemi thënë shpeshherë dhe kjo gjë konfirmohet nga java na javë. Çudirash në aspektin që nuk mund të parashikosh dot asgjë. Përpara disa javësh ishim duke folur për një Laç në krizë, për largim trajneri dhe për një ekip që rrezikonte rënien.

Tani situata është krejt ndryshe. Nga 5 humbje radhazi, kurbinasit janë rikthyer të kenë 5 rezultate pozitive radhazi, 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit. Ai barazim 3-3 me Tiranën riktheu moralin. Vukiçeviç ka ndryshuar filozofi loje duke u mbrojtur mirë dhe duke qenë pragmatist. Tre fitoret e fundit kanë qenë fotokopje, pra 1-0 dhe autori i dy prej golave është Serxho Ujka. Mund të themi se Laçi është rikthyer të jetë Ujk i vjetër. Interesant është fakti që 2 golat e tij janë shënuar me skemë, çka do të thotë se ekipi punon edhe me detajet. Fitorja ndaj Partizanit sjell më shumë moral dhe besim për të ardhmen.

Tani renditen në vendin e gjashtë, por diferenca e pikëve me ndjekësit dhe me skuadrat e tjera më sipër nuk është e madhe. Në ekip janë të vetëdijshëm që një fitore i katapulton më lart dhe një humbje mund t’i çojë sërish në moment kritik. Por për momentin po lundron në ujëra të qeta. / Oversport.tv

You may also like