Cilat janë perimet më të mira për pastrimin e enëve të gjakut? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konsumi i rregullt i perimeve njihet si gurëthemeli i një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat janë thelbësore për shëndetin. Ato përmbajnë gjithashtu shumë antioksidantë, të cilët mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Një studim konfirmon se konsumi i perimeve ka lidhje të fortë me shëndetin e enëve të gjakut në zonën e qafës.

Këto enë gjaku luajnë një rol thelbësor në furnizimin e trurit me gjak. Nëse këto enë ngushtohen dhe bllokohen, atëherë truri bëhet shënjestër më e lehtë e ishemisë.

Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me antioksidues. Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol.

Lakra – Lakra është një perime e shëndetshme për zemrën. Ajo është shumë e pasur me ushqyes të dobishëm për shëndetin e enëve të gjakut. Lakra përmban shumë vitaminë C që lufton inflamacionin dhe përmirëson tretjen.

Përveç shëndetit të zemrës, lakra ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe të kolesterolit, dy faktorë kyç në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Një racion me lulelakër ofron 12 përqind të dozës ditore të fibrës. Lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C dhe K.

Vitamina K është e domosdoshme për një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta. Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë gjithashtu të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjak të shëndetshëm.

Brokoli – Një racion me brokoli ofron 20% e dozës së rekomanduar të fibrës dhe plotëson nevojat ditore për vitaminë C, K, A dhe folat. Brokoli është i pasur me vitaminë B6, kalcium, hekur dhe vitaminë E.

Sipas të dhënave, hekuri është i domosdoshëm për një gjak të shëndetshëm, ndërkohë që kalciumi forcon kockat dhe hormonet. Vitamina E luan një rol thelbësor për një lëkurë të shëndetshme, por ajo mbështet mbi të gjitha zemrën, shikimin dhe trurin.

You may also like