Chelsea publikon listën e lojtarëve, Armando Broja mban numrin 19 – Shqip

by admin
Spread the love

Chelsea publikoi listën e lojtarëve për sezonin 2023-2024 ku ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 19 dhe mesa duket drejtuesit e klubit e kanë përfshirë në projekt pavarësisht lajmeve për një lëvizje të mundshme.

Aston Villa është ekipi që është përmendur më shumë në media që kërkon Brojën. 21-vjeçari është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me Blutë e Londrës, por deri më tani ose është huazuar si në sezonin 2021-2022 te Southampton ose ka patur pak hapësirë si në të kaluarën.

Armando Broja kthehet pas një dëmtimi 13 Dhjetorin e kaluar që e la larg fushave për disa muaj.

Tv Klan

You may also like