Chelsea me Brojan në fushë humbet ndaj Evertonit

by admin
Spread the love

Manchester City kthehet te fitorja në Premier League pas 4 ndeshjesh.

Skuadra kampione e Anglisë, që ishte në fushë pa Erling Haaland për shkak të një dëmtimi të norvegjezit mundi Luton në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-1.

Që nga minutat e para ishte skuadra e Citizens që dominoi në lojë duke krijuar raste me Foden, Rodrigo e Julian Alvarez, por golin e gjeti pikërisht skuadra e Luton pikërisht në minutat shtesë të pjesës së parë.

Adebayo shfrytëzoi një krosim të Townsend dhe me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Reagimi i Manchester City erdhi në pjesën e dytë teksa në harkun e tre minutave, në të ‘62 dhe të ‘65, kampionët e Anglisë përmbysën gjithçka. Bernardo Silva ishte ai që shënoi golin e barazimit për Manchester City, ndërkohë që më pas Jack Grealish i dha avantazhin 2-1 skuadrës së Citizens që shkon në kuotën e 33 pikëve, 4 më pak se vendi i parë ndërsa Luton mbetet me 9.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Evertonit ndaj Chelseat me rezultatitn 2-0 në një sfidë ku Armando Broja ishte aktivizuar si titullar, ndërsa Fulham shkatërroi West Ham me rezultatin 5-0.


Top Channel

You may also like